11.5 C
Tirana

U ‘kryqëzua’ në rrjet pas deklaratave të forta, Rezart Veleshnja reagon për herë të parë ndaj komenteve: Ne merremi vetëm me brekët e grisura

VENDI

Aktori Rezart Veleshnja u është përgjigjur komenteve që shumta që pushtuan profilin e tij pasi e cilësoi pederast kolegun e tij Alex Seitaj.

Në një video që ka publikuar në profilin e tij në Instagram, Veleshnja thotë se ai një aktor humori është dhe atë që mendoi e tha.

Më tej, Veleshnja tha se shqiptarët janë të çuditshëm duke kujtuar këtu edhe rastin e Shukriut, ku sipas tij njerëzit u morën vetëm me brekët e tij të grisura.

“Pas deklaratave që unë bëra tek Shqipëria Live, unë aktor humori jam. Mendova diçka, e thashë. Pashë komentet e njerëzve, të disave. Përfundimisht jemi njerëzit më të çuditshëm.

E mbani emnd atë në Shqipëri, Shukriun, asnjë nuk u mor me faktin që ai shkonte me femra, por vetëm me brekët e tij që i kishte me vrimë. ne nuk kemi hallin e hallit vëlla, ne merremi me çikërrima. Ne merremi vetëm me brekët e grisura,”- thotë Veleshnja.

- Advertisement -

TE FUNDIT