29.5 C
Tirana

U gjykua për këngën e re, 65-vjeçarja e “Për’puthen” jep deklaratën e fortë: “Po të kisha burrë, do m’i priste këmbët”

VENDI

Prej pak javësh tashmë Luljeta Nallbani, 65-vjeçarja simpatike e “Për’puthen +40” lançoi këngën e saj të parë, një hit mjaft argëtues e flirtues i quajtur, “S’ta jap”.

Ajo u gjykua shumë për tekstin e kësaj kënge ku u theksua se megjithëse ishte vetëm për qejf njerëzit e morën shumë seriozisht. Sipas publikut, një këngë e tillë nuk i ka hije një gruaje në moshë.

E pyetur se nëse do të ishte e martuar a do të kishte bërë një këngë të tillë ajo u përgjigj:

“Nipër dhe mbesa kam plot, po shyqyr Zotit i kam të shpërndarë, të rregulluar në Europë, në Amerikë. Ama nëse do isha e martuar, në rradhë të parë burri jo m’i priste këmbët, po m’i priste të tëra se një burrë shqiptar nuk të lë të veshësh as mini-fund, as të bësh plazh topless si e bëj unë,

as të këndosh, as të kërcesh. Meshkujt shqiptarë, e them në përgjithësi, janë fanatikë. Nuk besoj se do dilja të këndoja po të isha e martuar, prandaj zgjodha këtë rrugë. Jo se kisha problem për burrë, por unë dua të jem e lirë”, tha ajo.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT