5.5 C
Tirana

“U deshën 12 vite…” Albani surprizon me fotot MAGJIKE nga ceremonia martesore në ishullin e pabanuar

VENDI

Para pak ditësh, familja e miqtë e artistit Alban Skënderaj ishin mbledhur në një studio. Ndonëse këngëtari është tejet aktiv në rrjetet sociale e fansat dine se “ç’ndodh me jetën e tij, të ftuar në emisionin e moderatores Jonida Shehu, njerëzit e afërt me këngëtarin treguan shumë histori e detaje të pazbuluara më parë. Një nga pyetjet që iu drejtua 37-vjeçarit ishte se kur do të martohej me të dashurën e zemrës së tij Miriam Cani! Përgjigjia: ishte shumë shpejt ! POR me t’u zgjuar sot në mëngjes e pas atij kontrollit rutinë të Instagramit, pamë se Albani dhe Miriami ishin martuar (edhe para asaj përgjigjes Shumë shpejt) e ne nuk dinim asgjë.

Lajmin e madh e ka dhënë sot këngëtari përmes një postimi në Instagram! Kah fotove përrallore në ishujt Maldive, Albani emocionon me fjalët që ka zgjedhur, ashtu siç di të bëjë vetëm ai.

Ceremonia private u zhvillua gjatë kohës kur çifti me të voglën e tyre ishin me pushime.

Gjashtë vite më parë, këngëtari i propozoi të dashurës së tij nën ujrat e kristalta të këtij ishulli e më shtatë maj të këtij viti ata lidhën kurorë!

U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht Burrë e Grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndrrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin.

U deshën 12 vite të thonim PO përpara Zotit dhe njerëzve që na duan por në të vërtetë zemrat kanë thënë përgjithmone PO nga momenti i puthjes së parë!

U deshën 12 vite të vishnim kostumin dhe fustanin e nusërisë e të shkëmbenim unazat kur ndërkohë kemi jetuar nën lëkurën e njeri-tjetrit çdo gëzim e hidhërim dhe kemi ndarë çdo të mirë e të keqe që jeta na ka ofruar.

Fati dhe shpirti donin qe ky moment i shenuar te merrte jete pikerisht aty ku ne vitin 2013 ai propozim i pazakonte na la per pak pa fryme te dyve, por kete here jo ne boten e magjishme nenujore por vetem pak metra me larg, ne siperfaqen e nje ishulli te pa banuar. Nje pike e bardhe ne mes te oqeanit. Zhveshur nga te gjitha dekoret e krijuara nga dora e njeriut dhe veshur nga bukurite perrallore qe ka krijuar dora e Zotit.

Duhet te prisnim 12 vite qe kjo dite te merrte kuptimin e plote te saj me prezencen e engjellit tone, Amelise.

 

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT