13.5 C
Tirana

U bëfsh lëmsh! Çfarë llafos ti moj? Burri çohet nga vendi dhe ngre dorë ndaj bashkëshortes! Arditi mbetet pa fjalë

VENDI

Marjeta dhe Bedriu janë bashkëshortë që kanë ardhur në “Shihemi në Gjyq” për shkak të një kredie.

Bedriu e akuzon gruan për një gjest ndihmese që ajo është përpjekur të bëjë ndaj një të afërmi duke lënë shtëpinë e tyre si garanci bankare për kredinë që do të merrte kushëriri i saj. Siç tregojnë të dy në rubrikën nga “E diela shqiptare” në Tv Klan, ai iu kishte thënë se shuma për të cilën bëhej fjalë ishte 10 milionë Lekë.

5 vite më vonë, ai iu dorëzon certifikatën duke iu thënë se shuma është shlyer, por me vdekjen e tij disa kohë më vonë çifti zbulon se në të vërtetë bëhej fjalë për 30 milionë Lekë, për të cilat banka i njofton se nëse nuk shlyhen këstet, do t’iu merret shtëpia.

Bedriu i kërkon gruas që t’a zgjidhë këtë “lëmsh” me njerëzit e saj, ku i referohet bashkëshortes së kushëririt të Marjetës ose përndryshe të mos kthehet më në shtëpi.Bedri: Çfarë llafos ti moj? A ishim bashkë atje, a ama mbushe mendjen mua ti, ti moj idiote.

Ma mbushe mendjen mua ti. Marjeta: Pse më sjell mua këtu ti? Ç’të bëra unë ty? Ti vetë firmose se e kishe dhe ti firmën, s’e kisha vetëm unë.Bedri: Do na hedhin në mes të rrugës neve. Marjeta: Ajo mashtrues qenka nuk them se s’është. Bedri: Mashtruese e madhe!

Çfarë i ke bërë ti gjithë këto, o u bëfsh lëmsh u bëfsh! Çfarë ke bërë?Çfarë do bëjmë ne tani? Do rrimë përjashta? Përjashta do rrimë ne? Fëmijët po futen në sherr moj! Thotë fëmija ku e kam pasurinë? Mbështille mendjen o shqiptar! Kemi 30 e ca vjet martuar.

- Advertisement -

TE FUNDIT