14.5 C
Tirana

‘Ty të ra për pjesë’/ Janë 6 vëllezër, por nënën ia lanë motrës së vetme…

VENDI

Rubrika “Shihemi në Gjyq” tek “E Diela Shqiptare”, trajtoi një çështje midis motrës dhe vëllait të saj.

 

Zana është motra më e madhe e gjashtë vëllezërve, por pavarësisht kësaj, ajo jeton me nënën e sëmurë dhe vajzën e saj invalide. Pasi babai i tyre ndërroi jetë, Zana tregoi se asnjë prej vëllezërve nuk qëndroi me të. Djali i Zanës u kujdes disa vite për gjyshen derisa krijoi jetën e tij, më pas kujdesi i kaloi Zanës.

 

Zana i kërkon vëllezërve detyrimet ndaj saj për kujdesin që ajo ka treguar ndaj nënës së tyre të sëmurë, i cili ka ardhur edhe me koston e shkëputjes së Zanës nga familja e saj.

 

Gëzimi thotë se nuk ka asnjë detyrim përderisa Zana ndryshe nga vëllezërit, ndodhej në Shqipëri dhe ishte e caktuar të kujdesej për nënën.

 

Zana kërkon një mënyrë që vëllezërit t’ia shpërblejnë sakrificat dhe sadopak dashuri ndaj saj, ndërsa i vëllai sugjeron zgjidhjen e një azili për nënën 84-vjeçare.

 

Problemi kryesor ndodhet tek shtëpia e prindërve të tyre. Për shkak se shtëpia ka një sipërfaqe të vogël dhe gjashtë pronarë. Zana kërkon që të paktën vëllezërit t’i lenë pjesën e tyre. Pas ndarjes nga jeta, babi i tyre nuk ka lënë asnjë akt trashëgimie dhe pjesa e tij i kalon të shtatë fëmijëve, ndërsa nëna që është gjallë, mund t’ia falë pjesën e saj atyre. Shtëpia në vitin 1992, ka pasur 6 pronarë që janë prindërit dhe katër fëmijët e tjerë. Këtyre të fundit iu ka kaluar pjesa që ka pasur babai i tyre për arsye të mungesës së aktit të trashëgimisë.

 

Debati midis motrës dhe vëllait:

 

Gëzimi: ty të ra për pjesë, ç’ti bëjmë tani?

 

Zana: Çfarë the more? Më ka rënë mua për pjesë?

 

Gëzimi: Ty të ra, ti qëllove këtu.

 

Zana: Nëna nuk më bëri vetëm mua, të ka bërë ty e ka bërë edhe të tjerët. Ju keni ikur të gjithë një nga një dhe s’jua ka ndjerë fare për nënën. Çfarë keni bërë për të, për një “Alo?” Një herë në muaj në telefon? Apo keni dhënë 100 euro në vit

 

- Advertisement -

TE FUNDIT