Një debat i ashpër ka ndodhur midis Monika Lubonjës dhe Beniada Nishanit brenda shtëpisë së “BBV”. Shkak u bë acarimi që patën dy konkurrentet me njëra tjetrën.Beniada e akuzoi Monikën së po e imitonte mënyrën e të folurit dhe nuk i erdhi aspak mirë, kurse aktorja u kthye se ajo po fliste gjatë gjithë kohës mbrapa krahëve për të.
Vajzat u acaruan aq shumë saqë filluan duke i ngritur zërin njëra-tjetrës, ku modelja i tha artistes se duhet t’i vinte turp për atë ç’ka bëri.
Pjesë nga debati:
Beniada: Mos na imito dhe mos na përqesh. Psë na përqesh unë nuk të kam përqeshur asnjëherë.
Monika: Po ti çfarë ishe duke bërë tani?
Beniada: Pashate, pashate mua mos më bëjmë sepse është mungesë edukate. Unë nuk të shajta.
Monika: Po ti çfarë ishë duke bërë? Po rri tani se kë tërë këtë kohë që flet nëpër gojëm, lërë tani.
Beniada: Nuk po flisja fare për ty por thash që këto situatat na sjelli negativitet. Nuk po flisja për ty.
Monika: T’ia kishe thënë në sy këtë.
Beniada: Mua mos më imito kështu, se unë flas shumë mirë. Turp të kesh Monika!