13.5 C
Tirana

TURIZMI MALOR, THETHI NDËR MË TË PREFERUARIT EDHE KËTË VIT, DO BËHEN EDHE VIDEO PROMOVUESE

VENDI

Shqipëria ndër të tjera krenohet edhe me turizmin malor, i cili është mjaft i preferuar edhe nga të huajt. Situata e pandemisë bëri që shqiptarët në pamundësi të udhëtoni jashtë kufinjve të eksploronin më shumë vendin e tyre.

Sa i përket turizmit malor menjëherë Zona e Thethit u konsiderua si ndër më të preferuara për shqiptarët e jo vetëm pasi në vendin tonë kanë qënë të shumtë edhe vizitorët e huaj që sa i përket Thethit e kanë klasifikuar si një nga pjesët më të bukura malore në të gjithë Europën.

Ndërkohë një gjë të tillë e konfirmon edhe drejtori i turizmit në bashkinë e Shkodrës Gentian Mema.

Sipas Memës fakti nqë shqiptarët kanë vizituar vendet turistike në Shqipëri e kryesisht ato të bashkisë Shkodër ka bërë që bizneset e ndryshme kryesisht të turizmit malor të mos përballen me vështirësi të mëdha apo edhe me falimentimin.

Ndërkohë sa i përket këtij viti për sezonin turistik dhe turizmin malor Gentian Mema shprehet se pritshmëritë janë që të ketë një rritje të ndjeshme jo vetëm të shqiptarëve por edhe të turistëve të huaj.

Drejtori i turizmit në bashkinë e Shkodrës gjithashtu evidentoi edhe problematikat për shkak të reshjeve të dëborës kryesisht në Qafë-Thore e cila ka qënë e pa kalueshme për shkak të trashësisë se borës.

Ndërkohë nga ana e bashkisë së Shkodrës është menduar gjithashtu që me anë të videove të ndryshme të bëhet promovimi i këtyre vendeve turistike në mënyrë që të tërheqim sa më shumë visitor.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT