6.5 C
Tirana

Topi habit me deklaratën: Kam takuar pedagogë që s’e dinin që vajza ime ishte vajza ime…

VENDI

Ish-presidenti i Republikës, Bamir Topi është shprehur se fëmijët i ka shkolluar në Shqipëri, duke hedhur kunja për shumë politikanë që i kanë shkolluar fëmijët jashtë-shtetit.

 

Ish-kreu i FRD-së madje tregoi dhe se gjatë kohës kur ka qenë President, ka takuar pedagogë që nuk e dinin se vajza e tij ishte vajza e tij, pra e Kreut të Shtetit, Bamir Topi.

 

“Kur jam kthyer nga studimet dhe të gjithë po iknin nga Shqipëria, unë erdha. Fëmijët e mi i kam shkolluar këtu. Kam qenë idealist në disa gjëra, por s’më kanë rezultuar që të tjerët që kam pasur udhëtarë ma kanë pasur me sinqeritet.

 

Fëmijët e mi kanë qenë me medalje ari dhe më kanë rastisur të takojë pedagogë që s’e dinin që vajza ime ishte vajza ime ndërkohë që unë isha president. Vajzat nuk janë gjithmonë të mbrojtuara kur janë jashtë dhe unë doja të ishte këtu, se prindi mendon që ta ketë më afër dhe ta mbrojë familjen”, tha Topi.

- Advertisement -

TE FUNDIT