20.5 C
Tirana

Tom Doshi uron Fiter Bajramin: Lusim Zotin për të ardhmen e popullit shqiptar

VENDI

Kryetari i PSD-së, Tom Doshi ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.

 

Me anë të një shënimi në rrjete sociale, Doshi uron që të gjithë besimtarëve t’i shpërblehen sakrificat e këtij muaji të shenjtë dhe të vështirë, me shpresën se mirësia e Zotit do të jetë për ta dhe me ta.

 

“Kemi rranjë të përbashkëta tek i njejti Zot, të cilin e lusim për të ardhmen e popullit shqiptar”, shkruan Tom Doshi.

 

Urimi i plotë

I uroj me gjithë zemër festën e Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë, Zoti jua shpërbleftë sakrificat që keni ba, paqa dhe mirësia e Zotit kjoftë gjithmonë në zemrat dhe familjet tuja.

 

Kemi rranjë të përbashkëta tek i njejti Zot, të cilin e lusim për të ardhmen e popullit shqiptar.

 

Gëzuar Bajramin!

 

Me respekt,

 

Tom Doshi

- Advertisement -

TE FUNDIT