12.5 C
Tirana

“Ti themi dhe ne ato që dimë për ty?” Ofendoi Arjan Konomin, Rezart Veleshnja sulmon Agron Llakajn

VENDI

Një reagim i ashpër vjen së fundmi për aktorin e humorit Agron Llakaj.

Bëhet fjalë për aktorin tjetër Rezart Veleshnja, i cili nuk është përmbajtur me fjalët kundër tij.

Si shkak ka shërbyer një skeç në emisionin “Al Pazar”, ku aktorët kanë imituar emisionin “Përputhen” dhe në një moment Agron Llakaj i është drejtuar aktorit që luante personazhin e Arian Konomit me fjalën “pederast”, ajo që ka sjellë reagimin e ashpër të Veleshnjas.

Në programin “Shqipëria Live”, aktori i “Portokalli” u shpreh se Agron Llakaj i bën ato humore sepse aq e ka kapacitetin, ndërsa “kërcënoi” Llakajn se edhe ata dinë disa gjëra për të.

“Imitohet Përputhen në një emision te Vizion Plus dhe aktori Agron Llakaj i thotë personazhit që supozohej që ishte Arian Konomi “pushi ti, pusho se ta kam inatin, pederast”. Meqënëse gjeta rastin, por ç’është kjo pederast. Arian Konomi nuk është “gay”, pse i vë emrin dhe e bën “gay”?

Se dimë edhe ne për ty Goni disa gjëra, të t’i themi ne ty ato. Goni nuk e ka bërë këtë se ka inat, por e ka bërë se kaq e ka kapacitetin dhe e vetmja gjë që mund të bëjë për të qeshur është t’i thojë atij…”, tha Veleshnja.

- Advertisement -

TE FUNDIT