16.5 C
Tirana

Thellohet skandali/ Rama ‘i jep goditjen’ fatale Shkodrës, ç’fshihet pas ‘luftës në dukje dhe pse ‘të zgjedhurit’ po fshihen si struci? Zbulimi tronditës…

VENDI

Thellohen skandalet e qeverisë Rama me Shkodren, duke mos e ndalur dozen e persekutimit te ketij qyteti.

 

Pas drejtorise se bordit te kullimit dhe asaj te arsimit, nje tjeter drejtori e rendesishme zhvendoset nga Shkodra ne Lezhe. Kete here behet fjale per Mjedisin, e cila ne kuader te riorganizimit te ri do te kaloje ne kete qytet, kjo me vendim qeverie por e miratuar edhe nga ministria e Mjedisit dhe ajo e Brendshme qe kane inspektoriatet ne varesi.

 

Akoma nuk dihet perse qeveria Rama ka vendosur te kryeje te gjitha keto levizje duke larguar nga Shkodra drejt nje qyteti shume here me te vogel si Lezha, ku edhe burimet njerezore jane me te pakta, te gjitha keto drejtori.

 

Deputetet socialist te Shkodres kane zgjedhur te heshtin dhe perballe konflikteve te vazhdueshme qe ato kane mes tyre per punesimet, kryeministri dhe ministrat e tij kane gjetur rrugen me te thjeshte, aty ku ka zhurme perfiton i buti.Ne kete rast fuqia e deputeteve Lezhiane tregohet disa fish me e madhe dhe imponuese sesa 4 te zgjedhurit e Shkodres qe pas luftes e pergjumjes, fshihen nga frika si struci duke mos folur as gjysme fjale per keto skandale te njepasnjeshme.

 

Barra behet edhe me e rende kur shume socialist shkodrane do te humbin punen dhe nje territor si Shkodra te perfundoi me varesi ne Lezhe ku numri inspektoreve do te reduktohet, ndersa per rezultate ne terren as qe mund te flitet sepse ato nuk jane pare as ne keto vite.

- Advertisement -

TE FUNDIT