12.5 C
Tirana

Tërmeti i mori të ëmën dhe vëllain, Megi: Amanetet do ti çoj deri në fund.

VENDI

Për familjen Cuka, tërmeti i 26 Nëntorit ka shkaktuar një tragjedi të madhe sepse si pasojë e shembjes së pallatit ku ata banonin në Thumanë, Fatmira Cuka së bashku me djalin e saj vetëm 18 vjeç, Sardin, kanë humbur jetën.

Bashkëshorti i saj Bujari, i cili ka qenë me ta kur ndodhi tërmeti, arriti të shpëtonte dhe të gjente një rrugë për të dalë nga rrënojat.

Vajza e tyre, Megi kishte shkuar një ditë më parë tek shtëpia e gjyshërve në Tiranë. Për të ka qenë e pabesueshme gjithçka që ka ndodhur dhe ende nuk arrin ta besojë se mamaja e saj dhe vëllai nuk janë më me të.

Mes lotësh Megi tregon se ajo ishte shumë e lidhur me të dhe gjithë ëndërrat që kishin menduar ti realizonin së bashku u prenë në mes. Ajo nuk e beson dot se ku e gjen forcën, por pavarësisht dhimbjes thotë se do ti çojë deri në fund amanetet e saj.

Çfarë mund të them. Gjëja e parë që mund të them është se sinqerisht nuk e mendoja veten që do të isha kaq e fortë, sepse të humbësh mamin dhe vëllain është e paimagjinueshme.

Unë domethënë gjatë gjithë kohës ngrihem në mëngjes, edhe kur fle gjumë, çdo natë dhe çdo ditë puth fotografitë e tyre dhe rri me shpresën se ata do kthehen, nuk e di nuk më besohet.

- Advertisement -

TE FUNDIT