11.5 C
Tirana

Tek “Mrizi i Zanave” e pranojne me ne fund se ata “kopjojne”

VENDI

Prej me shume se 10 vitesh ne Fishte te Lezhes, “Mrizi i Zanave” eshte kthyer ne nje destinacion qe duhet me patjeter vizituar sa here te te jepet mundesia (ndoshta edhe atehere nuk mundesine nuk e ke).

Dhe kete gje e tregojne shifrat dhe vizitoret e shumte ne numer si vendas dhe te huaj. Jane po aq te shumte ata qe kthehen e rikthehen ne kete vend qe me shume modesti duhet perkufizuar si “fantastik”.

Duke i sjellur Shqiperise nje fryme dhe kulture ndryshe ne te ngrene dhe te shijuar ushqimin tradicional ky agroturizem eshte vlersuar masivisht duke nisur nga klinete te thjeshte e deri tek personalitete te shquar.

Ne kete liste perfshijme edhe Princin Leka i cili zgjodhi pikerisht vellezerit Prenga dhe stafin e “Mirzit te Zanave” te miklonin dhe llastonin te ftuarit me ushqimet e tyre te mrekulliesehme.

Por sic dihet nuk mungonjne as ata qe cdo here e per cdo gje kane ndonje kritike (edhe pse ne kete rast te pa vend). Ne disa raste ka pasur nga ata qe jane shprehur se vellezerit Prenga kane kopjuar dhe se endrra e tyre e nje perralle e bere realitet me shume munde e sakrifice nuk eshte origjinale.

Por ajo cka i ben mjaft te vecante dhe origjinal vellezerit Prenga eshte pikerisht puna e tyre por edhe modestia ne te cilen e pasqyrojne ne cdo aspekt. Me ane te nje postimi ne faqen e tyre zyrtare ne FaceBook jane publikuar disa foto te punes se palodhur te tyre dhe stafit te “Mrizit te Zanave” ne te cilin shkruajne:

Kopjoni punën miq dhe jo modelin e flokëve!
Personalisht kemi kopjuar modelin e punës që morëm në perëndim, por dhe atë që kishin të parët tonë!
Shpesh nga bien fjalë që po na kopjojnë dhe jemi të lumtur që po kopjojnë punën
👨‍🌾❤️👨‍🍳 #madeinalbania

Ndoshta me kete mbishkrim qe shoqerohen keto foto mahnitese komentet jane te teperta ndaj e vetmja gje qe mund te themi eshte se vellezerit Prenga kane te drejte. Me mire te kopjojme punen sesa modelin e flokeve sic masivisht bejme thuajse te gjithe …

Ne kete menyre ndaj vellezerve Prenga mbetet vetem te thuhet “FALEMINDERIT” qe ndikoni ti jepni Shqiperise me durat tuaja te arta nje fytyre edhe me te bukur.

- Advertisement -

TE FUNDIT