16.5 C
Tirana

Teatri shembet nga fadromat, Sali Berisha nuk e prish fundjavën në Gjirin e Lalzit

VENDI

Në kulmin e debatit për Teatrin, ku opozita ishte e bindur se do ta mbronte me çdo kusht mos-shembjen e godinës, Sali Berisha është tërhequr plotësisht. Duke e lënë politikën me Teatrin në mëshirë të fatit, Berisha ka zgjedhur që fundjavën ta kalojë në vilën e tij prej disa miliona euro në Gjirin e Lalzit.

 

Sali Berisha është larguar nga Tirana për të shijuar rrezet e diellit dhe freskinë e tij në plazh, pikërisht kur fadromat e shembën godinën, Sali Berisha zgjodhi të jetë larg në qetësi të plotë, atje në vilën mes pishave.

 

Kjo është e disata herë që Berisha braktis opozitën, në kulmin e kauzave të saj. Mesa duket ai e do partinë për favore personale dhe jo publike.

- Advertisement -

TE FUNDIT