13.5 C
Tirana

Të vetmit në pallatin e pabanueshëm, historia e familjes Dollaj që përballen çdo ditë me vdekjen.

VENDI

Pallatiprapa shkollës Musine Kokalari në Kombinat është shpallur i pabanueshëm. Goditjet e marra në vite nga tërmetet e kishin dëmtuarpor lëkundja e 26 nëntorit bindi ekspertët se banorët që jetonin në atë godinë 5 katëshe duhet të largohen.

Gentiani dhe familja e tij janë të vetmit që kanë ngelur në këtë pallat. Brenda më pak se 70 metrave katrorë prej vitesh ai ka ndarë bashkëjetesën me fëmijët e tij por edhe me nënën vëllain dhe motrën të tre me aftësi të kufizuara.

Mamaja nuk lëviz nuk shikon nga sytë fare, një vëlla tjetër e ka të sëmurë me të meta mendore, vetë nuk kam mundësi, shtëpitë janë rritur. I lutem shtetit të na ndihmojë, shprehet ai.

Ne këtu jemi 7 veta i gjithë pallati ka ikur vetëm ne jemi këtu. Nuk jemi larguar nuk kemi mundësi që të jemi në shtëpi se nuk mund të rrimë dot në çadër, thekson ai.

Kur kanë kaluar më shumë se 2 javë nga tërmeti i 26 nëntoritai vijon të futet çdo ditë në shtëpinë e tij të dëmtuar rëndë. Struktura e mureve është dëmtuar suvatë kanë rënë. Por në dhomën e mesit të shtëpisë, në shtrate pranë njëra tjetrës nënë e bijë ende luten që ajo godinë të rezistojë.

Fatmira ka pamundësi në ecje ndërsa nëna e saj ka humbur përgjithmonë shikimin. E vetmja kërkesë e tyre është një banesë e re ku shikimi drejt tavanit të mos ngjallë frikë.

Kërkojmë një ndihmë financiare sëse është e mundur për tu strehuar se po jetojmë akoma këtu që pas tërmetit, thotë Fatmira. Kam vështirësi nga këmbët mamaja është e sëmurë kam një vëlla tjetër prap të sëmurë. Vetëm ne kemi ngelur te ky pallati, shprehet ajo.

- Advertisement -

TE FUNDIT