5.5 C
Tirana

Të pyesësh “100 vetë” dhe të bësh “si di vetë” – Ja çfarë thotë studimi mbi efektet negative!

VENDI

Kur është hera e fundit që i keni kërkuar dikujt një këshillë? Ndoshta keni qenë duke “lundruar” në një situatë të ndërlikuar, në kërkim të një vendi të ri pune, ose duke marr një vendim të rëndësishëm për jetën tuaj.

Në këto situata, shpesh përqendrohemi në mbledhjen e të gjithë informacioneve që mundemi për të bërë zgjedhjen më të mirë. Kjo është arsyeja pse mund t’u drejtohemi disa ose shumë njerëzve për mendime të ndryshme.

Hulumtimet kanë treguar se “mençuria e turmave” mund të çojë në vendime më të sakta. Por, a mund të hedhim poshtë mundësinë se mendimet e shumëfishta ndonjëherë mund të na çojnë drejt dështimit?!

Një studim i fundit i Harvard Business Review në “Sjelljen Organizative dhe Proceset e Vendimit të Njeriut” sugjeron se mundësia e “boomerang-ut” nuk duhet përjashtuar.

Bërja e asaj që konsiderohet si “e drejtë” është padyshim e rëndësishme, por po kështu edhe përshtypjet që lëmë tek këshilltarët tanë. Duke pasur parasysh që zakonisht kërkojmë të konsultohemi me njerëz me “status më të lartë” se ne, perceptimet e tyre rreth nesh mund të kenë një ndikim të madh mbi të ardhmen tonë.

Studimi i Harvard Business Review analizon pasojat ndër-personale të strategjive të kërkimit të këshillave të njerëzve, duke vëzhguar se si këshilltarët reaguan ndaj tyre. Në studim u morën 200 punëtorë të cilët kujtuan kur kanë ofruar këshilla dhe nëse kanë qenë personi i vetëm ose një prej personave të shumtë të pyetur.

Pastaj folën për përshtypjet lidhur me personin e këshilluar dhe gatishmërinë për t’i dhënë udhëzime të njëjtit person në të ardhmen.

Duke pasur parasysh se sa shumë prej nesh na është thënë të kërkojmë mendime të dyta dhe të treta, pritshmërisë tona janë që kjo strategji “më kompetente” të vlerësohet. Në fakt, studimi tregoi të kundërtën.

Njerëzit që ishin në “grupin e këshilltarëve” jo vetëm që e vlerësuan personin kërkues për sugjerime si më pak kompetent, por gjithashtu treguan se më vonë ishin më pak të interesuar për t’i këshilluar sërish.

Çfarë nxiti një reagim kaq negativ? Një hipotezë e nxjerrë është se këshilltarët reagojnë ndaj “probabilitetit të reduktuar” që këshilla e tyre do të ndiqet. (Sa më shumë njerëz të gjejë një kërkues, aq më pak ka gjasa që ai ose ajo të ndjekë këshillën e një prej të shumtëve).

Njerëzit janë qenie egoiste dhe marrja në konsideratë e këshillës së tyre është përmbushëse për egon dhe “statusin” (të ndjerit i rëndësishëm).

Kështu, ata mund të ofendohen nga ideja se këshilla e tyre mund të shpërfillet dhe, si rezultat, të gjykojë negativisht dhe të distancohet nga pala “ofenduese”.

Studimi testoi lidhjen midis ndjekjes së këshillave dhe sjelljeve të mëvonshme të këshilltarëve në një seri eksperimentesh, me 1.362 pjesëmarrës, ku kontrolluam nëse rekomandimet janë marrë apo jo në konsideratë.

Studiuesit dolën në rezultat se këshilltarët, sugjerimet e të cilëve u injoruan, u ndjenë të ofenduar dhe kishin më shumë gjasa të denigrojnë dhe të shkëpusin marrëdhënien e tyre me kërkuesit.

Ata gjithashtu ndiheshin më pak të sigurt në aftësitë e veta dhe pozitën e tyre në shoqëri.

Konkluzioni i studimit është se kërkuesit e këshillave duhet të marrin në konsideratë pasojat e mundshme të kërkimit të udhëzimeve. Pyesni veten se si këshilltarët mund të reagojnë nëse sugjerimet e tyre nuk ndiqen.

Nëse sqaroni arsyet pse kërkoni mendim (“unë shpresoj të shqyrtoj të gjitha opsionet e mia”), kjo mund të ndihmojë të mos ketë “hatër-mbetje”.

Shumë prej nesh vërtet dëshirojnë të ndihmojnë ata që kërkojnë këshilla dhe rekomandimet tona, pavarësisht se mund të mos jenë gjithmonë të mira.

Ndaj, të pyeturit shumë persona mbi të njëjtën çështje është veprim i zgjuar, por kujdes nga efekti “boomerang” i “mençurisë së turmave”!

Burimi: Business Harvard Review

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT