11.5 C
Tirana

Të gjithë po presin verën, por shikoni si janë zbardhur rrugët e Shkodrës gjatë natës

VENDI

Në kohën që të gjithë po presin të vijë vera, Shkodra është përfshirë nga një mot i pazakontë për muajin maj.

Gjatë natës që sapo lamë pas, ka patur rënie breshëri me intensitet të lartë.

Mësohet se për pasojë ka patur dhe ndërprerje të energjisë elektrike.

Kur janë zgjuar, banorët në mëngjes kanë parë se rrugët e qytetit janë zbardhur njësoj sikur të kishte rënë dëborë.

Duket se dimri nuk ka përfunduar ende pasi breshëri ka shkaktuar dëmtime të shumta në qytet.

Kanë qenë vetë banorët e Shkodrës që kanë publikuar fotot e situatës pas rënies së breshrit dhe shihet se ka shumë dëmtime tek bimët, pasi ka shkatërruar gjethet.

- Advertisement -

TE FUNDIT