11.5 C
Tirana

Tatimet i mbyllin lokalin, pronari godet inspektorin

VENDI

Një pronar lokali është arrestuar në Golem të Kavajës, pasi ka goditur me grush një punonjës të tatimeve.

Policia tha se në pranga është vendosur T.M., 24 vjeç.

Në biznesin e tij kishte shkuar gjatë ditës së djeshme Hetimi Tatimor dhe në debat e sipër ai është revoltuar, duke qëlluam inspektorin.

Njoftimi i policisë për ngjarjen:

Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin :

– T.M., 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti).

Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë,

në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.

- Advertisement -

TE FUNDIT