13.5 C
Tirana

‘Tallja’ me himnin shqiptar, Franca pritet të dënohet me…

VENDI

Gabimi që bëri me himinin e Shqipërisë në ndeshjen e të martës, Federatës Franceze të Futbollit, mund të i kushtojë plot 100 mijë euro, transmeton Gazeta Metro.

 

‘L’Equipe’ bën me dije se ngjarja nuk është pritur mirë nga UEFA, që ka hapur një procedim disiplinor për ‘gjelat’.

 

Media franceze raporton se dënimi do të bëhet publik në datën 17 tetor, teksa Franca pritet të dënohet me 100 mijë euro nga UEFA, ndërkohë që nuk është çudi që të kemi një pezullim të fushës.

 

Kujtojmë që ndeshja mes Francës dhe Shqipërisë nisi me 7 minuta vonesë, pasi në ‘Stade de France’, u ekzekutua himni i Andorrës./gazetametro.net

- Advertisement -

TE FUNDIT