13.5 C
Tirana

STERKAJ: SI ARRITA NGA NJË ZYRË MODESTE DREJT MARREVESHJEVE ME INVESTITORËT MË TË RËNDËSISHËM NË DUBAI

VENDI

Amarildo Sterkaj është një djalë i cili jeta e ka përballur me disa sfida të ndryshme sa i përket kërkimit të punës deri në momenti kur arriti të gjente veten në atë që kërkonte të ishte. Në një intervistë ai shprehet se: “Kam bërë më shumë se 10 punë të ndryshme, duke filluar nga punët më të thjeshta si ndihmës barist, bojaxhi, call center. Kam provuar të hap një bar, ku humba edhe borxhet që kisha marrë.

Aty mësova shumë dhe u nxita më tej, të bëj diçka për vete. Biznesin e kam filluar me 500 mijë lekë të vjetra që ishin 2 muaj qira dhe një tavolinë zyre dhe 1 karrige e 1 kompjuter, që e kisha në shtëpi. Nuk kisha as karrige ku të ulej klienti. Ndaj, ndodhte që edhe njerëzit që vinin pyesnin nëse biznesi ishte duke u mbyllur.” Të Nisësh një biznes kretësisht i vetëm me një shumë modeste nuk duket dhe aq e thjeshtë por Amarildo ia doli.

Në harkun kohor prej rreth 10 viteve “Extra Reali Estate” e ktheu në një kompani të sukseshme ku tashmë shtrirja e shërbimeve të tij është edhe jasht kufinjve shqiptare duke mbërritur deri në Dubai.

Ai tregon edhe sesi nisi interesimi dhe rrugëtimi i kompanis së tij në këtë shtet duke u shprehur se ka marre pjesë në një nga Samitet më të rëndësishme për investime në Dubai të bërë nga Familja Ritosa Në këtë samit, pata mundësi të takoj nga afër persona që punonin në qeveri, ministra dhe biznesmenë të ndryshëm në fusha të ndryshme, drejtorë bankash dhe CEO të ndryshëm të kompanive nëpër botë.
Kam arritur të lidh kontrata me kompanitë më prestigjoze në Dubai për ndërtim: EMAAR , Damac ,Nakhel , Meraas, Meydan , SOBHA Etj.

Momentalisht kemi akses në potofolin më të madh të pronave që janë në ndërtim sot në Dubai dhe të mos harrojmë një kuriozitet. 25% e vinçave të gjithë botës ndodhen në Dubai. Kjo nuk është një rastësi. Kjo do të thotë që Dubai ka një zhvillim të jashtëzakonshëm në këtë sektor dhe sytë e shumë investitorëve Rusë, Gjermanë, Italianë dhe shumë vendeve të tjera në Europë po e shohin Dubain me sy investitori për lehtësitë që ofron!

Sterkaj tregon gjithashtu se të bërit këtë punë që bën sot ai pa e vënë re ishte saktësisht puna që dëshironte të bënte gjithë jetën e tij dhe është ndjerë i realizuar për arsyet se Ka mundësi të takohet me shumë njerëz, është një punë zyre që i jep një lloj kënaqësie dhe rritje të vetëbesimit. Është një sektor që ka të ardhura të mira, Të krijon akses në shumë institucione dhe ke të bësh me persona që kanë mundësi të mira financiare, është i pavarur, gjëja që gjithmonë ka kërkuar duke e përmbyllur përshkrimin e tij sa i përket kësaj pjese me një nga motivet që e gëzon dhe jep më shumë kënaqësi e cila është se “Bëj një punë që gëzoj shumë zemra dhe zgjidh probleme” thotë Amarildo.

Sa i përket kompanis së tij në “Extra Real Estate” Sterkaj ka menduar opsione të ndryshme për të qënë sa më transparent dhe pranë klientit ku në lidhje me këtë pjesë ai ka hapur edhe një kanal në YouTube në mënyrë që të të infomojmë të gjithë dhe do japim info shumë të vlefshme nga ekpertiza jonë shumëvjeçare krejtësisht falas shprehet ai jo vetëm në Shqipëri por edhe për investimet e mundshme në Dubai.

Si një punë që e shëh veten duke e bërë gjithë jetën Amarildo Sterkaj thotë se jemi sigurisht në kërkim të mundësive të reja që mund të dalin gjatë rrugës. Ne jemi aty ku mundësitë për të fituar janë të larta dhe sigurisht jemi të gatshëm të këshillojmë këdo që do të na besojë në këtë rrugëtim.

Aktualisht u ofrojmë konsulencë për investime më shumë se 100 klientëve brenda dhe jashtë vendit. Në gjithë karrierën tonë kemi këshilluar me mijëra klientë që na kanë besuar kapitalin e tyre. Definitivisht ecurinë e kompanisë “Extra Real Estate” nuk mund ta përkufizosh ndryshe përveçse një histori suksesi dhe arritjesh të mëdha ku për hirë të së vërtetës jo çdo kush mund ti arrij…

- Advertisement -

TE FUNDIT