16.5 C
Tirana

Spiropali uron ditëlindjen e PS: Ne po ndërtojmë Shqipërinë e të gjithëve

VENDI

Në 30-vjetorin e Partisë Socialiste, zëdhënësja e qeverisë Elisa Spiropali ka ndarë një urim në rrjetet sociale. Në një status në rrjetet sociale, Spiropali shkruan se PS po ndërton Shqipërinë e të gjithëve me shtet funksional dhe institucione të qëndrueshme. Ajo thekson se kjo është dekada e socialistëve për Shqipërinë e të gjithëve.

“Gëzuar PS. Partia Socialiste e Shqipërisë në 30 vjet ka ndarë historinë dhe fatin me Shqipërinë. Të dyja dalë nga errësira komuniste e fillim-viteve ’90 të çorientuara në kërkim të dritës, të ndërgjegjes, dhe të vërtetës.

Partia Socialiste ashtu si Shqipëria e tranzicionit nuk e ka patur të lehtë. Mungesa e informacionit, dijeve, trashëgimisë pluraliste, prezenca e pandarë e sherrnajës politke dhe papjekurisë demokratike kanë qenë shoqëruese në këto 30 vite, por kurrë nuk e kanë nxjerrë Partinë Socialiste nga binarët institucionalë dhe shinat e interesit kombëtar.

Partia Socialiste ka farkëtuar tashmë identitetin e saj evropian dhe progresist. Ne po ndërtojmë Shqipërinë e të gjithëve, me shtet funksional, institucione të qëndrueshme, drejtësi, punë dhe të ardhme për brezat.

Ne punojmë për Shqipërinë e besimit, respektit dhe mundësisë për çdo njeri. Ne besojmë të Shqipëria e punës, e shpërblimit të drejtë dhe taksimit të ndershëm sipas punës.

Ne duhet të luftojmë që askush në Shqipëri të mos dështojë për shkak të gjinisë, shtresës shoqërore, prejardhjes, përkatësisë fetare, etnike, politike.

Ne jemi forca politike udheheqëse e Shqipërisë. Kemi fituar një mandat të tretë historik me Edi Ramën kryetar dhe Kryeministër. Për të ndërtuar Shqipërinë post-tranzicion. Infrastrukturën moderne. Sistem arsimor që sjell zhvillim. Bujqësi që eksporton. Turizëm të qëndrueshëm. Prodhim vendas. Shërbime të shpejta pa zvarritje dhe rryshfet.

Administratë publike meritokratike që përballon betejën e negociatave për standartet e integrimit në BE. Ne duhet ta fitojmë betejën për Shqipërinë. Kjo është dekada jonë për Shqipërinë e të gjithëve”, shkruan Spiropali. m.v/abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT