13.5 C
Tirana

Spiropali: Nuk bëhet Shqipëria me Flamurin, Nardin, Agronin e Monën, por me ne

VENDI

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj në kuvend ka komentuar marrëveshjen e nënshkruar mes Partisë Demokratike dhe LSI-së për zgjedhjet e 25 prillit.

Spiropali ka deklaruar se ato janë e keqja e Shqipërisë dhe se nuk ka asnjë risi në radhët e tyre.

Koha e opozitës së rrugës ka mbaruar, është koha që me 25 prill shqiptarët të shkojnë në zgjedhje dhe ti japë fund kësaj liste të paaftësish.

“Nënshkruan një marrëveshje imagjinare vunë himnin e flamurit dhe thanë që Shqipëria me ne do të shkojë atje ku duhet. Por që do të kishim dy vjet luftë në kuvend dhe trazira në rrugë që do të shkatërroheshin institucionet dhe tani duan të rikthen në kuvend është për të ardhur keq. Kush do i ndërtojë lagjet e reja? Shpëtimi? Kush do i vaksinojë shqiptarët? Ky Nardi? Po turizmin, kush do i sjellë 10 mln turistë? Agroni? Po infrastrukturën? Kush do i rindërtojë aeroportet? Mona?! Iu duket çudi këtyre, pasi kur ke një kryetar partie, që është një aeroplan pa bisht, s’ka ç’të duhet pista. Fli gjumë e shih ëndrra. Po votën e emigrantëve pse e pengojnë? Po ça kanë këta? Se kanë 4 vite se; po ikin shqiptarët nga Rama.

Shqiptarët po ikin nga kjo listë. Mercenarë, të blerë, të shitur. Po Shqipërinë evropiane faktor kush do e bëjë? Flamur Noka. Që thotë; do iu presim gishtat, do ia nxjerrim sytë. Ai thotë; mos e ndërtoni qendrën e Vorës se nuk dua unë, se do iu presim duart atyre që do të ndërtojnë. Vetëm një rrugë ka për të ecur para tu heqës vizën këtyre dhe të gjithë duhet të dalin në votim në 25 prill për të mbyllur hendekun e krijuar për këto, dhe ti japim një të ardhme të sigurtë Shqipërisë dhe këtë mund ta bëjë vetëm PS-ja dhe Edi Rama”, është shprehur Spiropali.e.su./abcnews.al

- Advertisement -

TE FUNDIT