13.5 C
Tirana

Spartak Braho nxjerr foton: Ky është sekti mafioz i Durrësit, koka e mafias fshihet si m…

VENDI

Ish-deputeti socialist Spartak Braho ka publikuar një foto, në të cilën shihen Vangjush Dako, Emirjana Sako dhe dsa anëtarë të tjerë të PS në Durrës në një restorant.

 

Ai tha se foton ia kishte dërguar kamarieri, ndërsa shtoi se në atë foto është sekti mafioz i Durrësit, me në krye “kokën” e mafias, Vangjush Dako, për të cilin tha se fshihet si miu nëpër rrugët e qytetit.

 

“Ky është sekti mafioz i Durrësit, zoti Dako i shpallur non grata, koka e mafies në Durrës. Ka mbledhur sektin e tij dhe po drekojnë në Kodrën e Kuajve në Durrës. Kjo (Emirjana Sako) është etiketuar si personi që luan me muzikën valsin e kompozuar Vangjushi. Nuk dua të jem i ashpër me të.

 

Është arkitekte e mirë, por do e marrë në qafë Vangjushi. Ai është si miu, fshihet nëpër rrugët e Durrësit, nuk del e ka vajtur të ndyjë aktivin e partisë në Durrës. Fotografinë ma ka dërguar kamarieri i lokalit”, tha ai në Frontline.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT