6.5 C
Tirana

SPAK pritet të shkaktojë ‘tërmet’ në familjen Berisha, gazetari i njohur shqiptar nxjerr detajet ‘bombë’ për Shkëlzenin

VENDI

Anëtarët e SPAK prej disa javësh po hetojnë korrupsionin dhe pasurinë me vlerë miliona euro të ish-kryeministrit, Sali Berisha, të cilën e ka kamufluar në emër të fëmijëve. Pjesë e këtij hetimi është edhe investim rreth 2 milionë euro në Gërdec i Shkëlzen Berishës, ku ka ngritur një fabrikë për përpunimin e boronicave.

Gazetari Adriatik Doçi u shpreh në emisionin ‘Breaking’ se përveç kredisë 1.8 milionë, Shkëlzen Berisha ka bërë edhe një investim tjetër prej 1.9 milionë euro.

“Në dokumentet e kompanisë së boronicave, rezulton se Shkëlzeni ka bërë shpenzim 1.9 milionë euro për blerjen e pajisjeve. E këto para nuk kanë asnjë burim të ligjshëm. Burimi ku po heton SPAK. Berisha ka marrë një kredi prej 1.8 milionë euro dhe ka lënë koleteral prona 500 mijë euro, një e katërta e kredisë që është marrë. SPAK po verifikon për paratë e dyshimta për fabrikën e boronicave”, tha gazetari i njohur.

Sipas Doçit, kjo kompani është fantazmë, pasi nuk ka aktivitet, nuk ka punëtorë.

“Por duket se përdoret për pastrimin e parave, pista kryesore dhe shqetësuese. Një kompani që të funksionojë duhet të ketë një staf të caktuar, por nuk figuron asgjë, nuk ka listë pagesë”, tha gazetari.

Ndërsa i pyetur nëse ka emra të njohur të përfshirë në këtë kompani, Doçi tha se po, madje është një biznesmen shumë i fuqishëm.

“Në këtë skenë të lëvizjeve të parave, fshihen persona të tjerë, ku është edhe një biznesmen i fuqishëm, i cili është favorizuar shumë nga qeveria e Berishës, por edhe tani nga disa institucione”, tha gazetari.

- Advertisement -

TE FUNDIT