18.5 C
Tirana

Sopranoja Inva Mula koncert në Shkodër me Genc Tukiçin.”Kemi ardhur për të …”

VENDI

Sopranoja e mirënjohur, jo vetëm në vendin tonë,por dhe në të gjithë botën muzikore të zhanrit të saj, Inva Mula,ka dhënë koncert në teatrin “Migjeni”, e shoqëruar nga muzikanti Genc Tukiçi,si dhe një grup i njohur instrumentistësh profesionistë.

 

Në hapje të koncertit, artistja e famshme shqiptare Inva Mula kujtoi plot emocione babain e saj,artistin Avni Mula,pa lënë në harresë dhe të atin e Genc Tukiçit, të madhin ,Ibrahim Tukiçi.

 

Që të dy baballarët e artistëve janë nga Shkodra dhe pjesë e emrave të mëdhenj të muzikës shqiptare.

 

“Në jetë kemi prindërit gjënë më të çmuar që kush e ka fatin t’i ketë akoma, t’i ketë me jetë. Kush e ka fatin t’i ketë në art është me shumë fat dhe këtë fat e kam unë me Genc Tukiçin. Ne sot donim të vinim në Shkodër dhe të bënim një homazh të bukur me këngë, me kujtime, me foto, me gjëra që kanë ndodhur 60-70-80 vjet më parë, do t’i sjellim dhe do t’i ndajmë bashkë me ju.

 

Nuk dua të bëj diçka epike dhe të them baballarët nuk i kemi, i kemi në muzikë. Por arsyeja që kemi ardhur është për të shprehur dashurinë e prindërve tanë për Shkodrën”, u shpreh artistja Inva Mula.

- Advertisement -

TE FUNDIT