11.5 C
Tirana

Soni Malaj i tregon të gjitha: Nga ndarja me partnerin tek ‘rikthimi’ tek Flori Mumajesi

VENDI

Të gjithë e mbani mend historinë e bukur të dashurisë mes Soni Malajt dhe Flori Mumajesit. E të gjithë mbetën të habitur kur ata zbùluan se i kishin dhënë fund lidhjes së tyre.

E teksa kanë kaluar 10 vite që nuk kishte asgjë që i bashkonte dy këngëtarët e njohur, tashmë ka ardhur bashkëpunimi i tyre i radhës.

“Fluturimi 3470” kishte mbetur kujtimi i fundit nga Flori dhe Soni, deri ditën e diel ku dyshja “shokoi” ekranin.

Soni Malaj prezantoi këngën e saj pjesëmarrëse në “Kënga Magjike” të këtij viti.

Soni Malaj mori sërish pjesë në “Kënga Magjike” me një baladë të punuar nga “Three Dots”.

Ky bashkëpunim i saj me labelin në fjalë i habiti të gjithë, duke qenë se “Three Dots” drejtohet nga Flori Mumajesi, me të cilin Soni ka pasur një histori dashurie.

Kënga e Sonit mban titullin “Versioni im” dhe flet për një lidhje toksike, ku vajza jep gjithçka për partnerin, por nuk merr asgjë prej tij.

Për të folur në lidhje me këtë projekt të ri, Soni ishte e ftuar sot në emisionin “Rudina”. Këngëtarja tha se kur dëgjoi në fillim këngën në studion e “Three Dots” u përlot dhe aty vendosi që të merrte pjesë në “Kënga Magjike” me të.

“Ajo që më goditi ishte teksti, për mua kanë shumë rëndësi tekstet, më pëlqeu që ishte një këngë që fliste për një lídhje toksíke, pavarësisht se ishte një lídhje që kishte nisur nga një dashuri shumë e madhe, por njëra palë mundohet ta mbajë më shumë sesa pala tjetër. Ndonjëherë këto marrëdhëniet e dashurisë që merren pastaj të mirëqena dhe për njërin nga partnerët bëhet shumë e lodhshme për ta mbajtur. Më pëlqeu, ishte shumë e bukur”, tha Soni.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT