13.5 C
Tirana

Solidarizohet Kryqi i Kuq grek, sjellin krevate portativ, dyshekë dhe ilaçe

VENDI

Kryqi i Kuq grek është solidarizuar menjëherë me tragjedinë e shqiptarëve të 26 nëntorit, ku një tërmet i fuqishëm goditi vendin e për pasojë humbën jetën 51 persona, 800 u plagosën dhe mijëra familje mbetën në qiell të hapur

Duke i përgjigjur kërkesave të qeverisë shqiptare ata sollën dje ngarkesën e parë me krevate portativ, dyshekë dhe ilaçe

Gjithashtu kanë shprehur gatishmërinë për të mbështetur në vazhdim Kryqin E Kuq shqiptar për çdo nevoje që do paraqitet deri në fund të përballimit të kësaj situate

Ndërkohë, që ditën e parë shoqata e mjekëve të Athinës ka dërguar 5 mjekë të cilët janë atashuar pranë Spitalit të Traumës dhe asistojnë kolegët e tyre shqiptar për përballimin e situatës së krijuar

- Advertisement -

TE FUNDIT