12.5 C
Tirana

Sociologu thotë se pjesa më e madhe shqiptarëve vdesin për emisione…

VENDI

Sipas Tushit emisionet politike mbeten më të preferuarit edhe kur të ftuarit nuk thonë asgjë. Shoqëria shqiptare i ka akoma antenat politike shumë të mprehta shumë të zhvilluara.

Më shumë seç duhet. Ka një impakt të jashtëzakonshëm të politikës te ne. Po marr vetëm një. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vdesin për të parë emisionet politike te ju dhe gjithë kanalet e tjera.

Herë pas here ka debate kot nganjëherë janë vanitoze pa substancë nganjëherë flasin kot nuk e kanë kapacitetin e duhur për të artikuluar.

Të mercenarizuar apo të vënë në shërbim në një krahu apo krahu tjetër marrin përsipër rolin të analizojnë dhe të japin konkluzione mekanike të ndara të polarizuara.

Edhe punëtori i pastrimit e di që ky është i majtë apo i djathtë. Kjo ndikon negativisht, u shpreh Tushi i ftuar në studion e RTV Ora.

- Advertisement -

TE FUNDIT