11.5 C
Tirana

SMS-ja që nxiti Albertin të vriste shokun dhe t’i copëtonte trupin

VENDI

Vrau shokun e ngushtë dhe më pasi i copëtoi trupin, por prapaskenat e krimit makabër në Fier duket se kanë qenë edhe më absurde.
Disa javë pasi Albert Zekaj vrau me gjakftohtësi shokun e ngushtë, Kreshnik Beqirajn, është zbuluar mesazhi që ka ndezi gjakrat.
Mësohet se sherri fillimisht ka nisur për qiranë e banesës, pasi Zekaj ishte i papunë dh mbahej me të hollat e viktimës, i cili paguante edhe qiranë e banesës ku jetonin.
Pas sherrit për qiranë , Albert Zekaj e qëlloi viktimën në kokë me çekiç, duke e lënë të vdekur, për ta mbajtur më pas trupin të fshehur në shtëpi.
Pas krimit, ai ka kontrolluar telefonin e viktimës, ku ka gjetur një SMS të dërguar nga Beqiraj drejt një numri tjetër, ku ai i thoshte se nëse
Zekaj nuk do të largohej nga banesa deri më datë 30 qershor 2017, atëherë do të njoftonte Policinë.
Ka qënë pikërisht kjo ajo që e ka acaruar më shumë autorin e krimit, i cili më pas ka vendosur të hakmerret edhe me kufomën, duke e copëtuar atë dhe hedhur në fshatin Daullas.
Zekaj dhe Beqiraj ishin njohur në një burg të Zvicrës dhe jetonin për më shumë se dy vjet në një shtëpi.

- Advertisement -

TE FUNDIT