23.5 C
Tirana

Skënder Brataj jep lajmin e mirë/ Ja çfarë do të ndodh me masat anti-covid në Shqipëri

VENDI

Situata nga pandemia është përmirësuar ndjeshëm, por koronavirusi nuk ka ikur. Skënder Brataj tërheq vëmendjen e qytetarëve për respektim të masave pasi çdo ditë ka persona që infektohen edhe në shifra të reduktuara.

 

Për Bratajn ky sezon turistik do të jetë më i qetë në raport me pandeminë. Përgjatë bregdetit dhe zonave të tjera turistike të vendit pritet të hapet shërbimi i urgjencës në 28 qendra shëndetësore ku do të kryhen dhe testime të shpejta për pushuesit që kanë simptomat e Covid.

 

Përfaqësuesi i Komitetit Teknik është i rezervuar në lidhje me diskutimet mes ekspertëve për lehtësimin e mundshëm të masave anti-covid. Sipas Bratajt duhet të presim edhe efektet pas grumbullimeve për festën e Bajramit si edhe për një qëndrueshmëri të situatës në spitale.

 

Brataj shprehet i bindur se këtë periudhë nuk do të kemi valë agr esive të koronavirusit që kaluam në muajt nëntor dhe shkurt.

- Advertisement -

TE FUNDIT