12.5 C
Tirana

Skandali i farmacisë në aeroportin e Rinasit, me 30 euro të japin një tampon negativ për të udhëtuar jashtë Shqipërisë

VENDI

Të udhëtosh jashtë Shqipërisë është e pamundur nëse nuk ke një tampon negativ, por një farmaci jashtë Rinasit të siguron përgjigje negative të tamponit për vetëm 30 euro.

 

Skandali është zbuluar nga Fiks Fare, që ishte vënë në dijeni nga dy qytetarë të moshuar se për të kaluar në Rinas mund të merrnin tampon negativ te Farmaci Arsi. Gazetarja e Fiks Fare shkoi te farmacia, dhe i tha farmacistes se ishte e interesuar për një test covidi me përgjigje negative, pasi do të udhëtonte jashtë shtetit.

Farmacistja veproi njësoj siç kishte berë me çiftin e të moshuarve që kishin udhëtuar disa ditë më parë, që në këtë rast ishin prindërit e gazetares. Si në rastin e pare, shënoi në një copë letre të dhënat personale të personit që supozohet se kishte kryer testin.

- Advertisement -

TE FUNDIT