13.5 C
Tirana

S’ka kualifikim për Inter, mundet nga të rinjtë e Barcelonës

VENDI

Inter ka zhgënjyer në shtëpi dhe I ka thënë lamtumirë kualifikimit në fazën tjetër të Uefa Chapions League.

 

Zikaltrit u mposhtën në shtëpi nga të “rezervat” e Barcelonës me shifrat 1 me 2

Të besuarit e Contes nuk arritën të përfitonin pasi dhe pse me një Barcelonë që kishte bërë revolucion në fushën e lojës, pa asnjë prej titullarëve, me përjashtim Ratikic e Suarez, nuk arritën të menaxhonin lojën.

 

Inter e pa veten në disavantazh në minutën e 23’ ku Perez pas një pasimi të marrë nga Vidal mposhti me lehtësi Handanovic. Nga ana tjetër zikaltërit barazuan me Lukakun në fund të pjesës së parë.

 

Me fillimin e të dytës, Inter gjeti golin e avantazhit dy herë por që u anulluan për pozicion jashtë loje. E atëherë kur duhej reagim dhe kurajo për të gjetur golin e fitore, Inter ndeshkohet nga Fati. Gol ky që ka dërguar ekipin e Conte në Europa League.

 

Nga ana tjetër me forcë ka fituar Dortmund përballë Slavia Prague me shifrat 2 me 1, duke siguruar kualifikimin e mëtejshëm.

- Advertisement -

TE FUNDIT