12.5 C
Tirana

Situata nga virusi/ Skënder Brataj ka një lajm, tregon çfarë pritet pas 15 majit

VENDI

Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka folur sërish në lidhje me situatën e pandemisë në vendin tonë.

 

Sipas tij në ditët e fundit është vënë re një rritje e infektimeve por gjithashtu dhe i shtrimeve në spitalet rajonale të vendit tonë.

 

“Këto 2-3 ditët e fundit ka një rritje te lehte, rreth 80-90 të infektuar në ditë, rritje të lehtë të shtrimeve në spital. 1-2 shtrime nga Tirana në Sanatorium dhe të tjerët kanë qenë në 3 spitale rajonalë Covid”.

 

Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit, janë regjistruar vetëm 2 të shtruar në spitalet Covid në Tiranë.

 

“24 orët e fundit ka qenë rreth 14 të shtruar dhe 21 vizita në banesë. Po ashtu numri i vizitave në banesë vazhdon të jetë i lartë mbi 300, 330 në ditën e sotme”.

 

Edhe pse situata është përmirësuar krahasuar me Shkurtin dhe Marsin, Brataj thotë se për të vendosur për lehtësim masash duhet të presim pas 15 majit Për të parë ecurinë e virusit pas grumbullimeve të Prillit.

 

“Deri në 26-27 ka patur grumbullime dhe duhet t’i japim kohe atyre dy-tre jave a do të ketë rritje të mëtejshme pasi një rritje e lehtë është evidentuar. Pas datës 15-16 Maj i pritet për të parë ecurinë e virusit”.

 

Sipas Bratajt, lehtësimi i masave do të jetë i kombinuar. Për të garantuar një sezon turistik të qetë dhe të sigurtë, autoritetet shëndetësore kanë planifikuar që në qendrat shëndetësore në zonat turistike do të kryhet edhe testi i shpejtë për Covid për rastet e dyshuara.

- Advertisement -

TE FUNDIT