31.5 C
Tirana

Siguroi një kontratë pune në Tajvan, ja çfarë ndodh më pas me 20 vjeçaren shqiptare

VENDI

Autoritetet e Tajvanit kanë konstatuar një shqiptare me koronavirus. Siç bëjnë me dije autoritetet lokale, bëhet fjalë për një 20-vjeçare, e cila nuk është ndjerë mirë dhe ka shkuar për vizitë në një spital ku është zbuluar se kishte koronavirus.

Mësohet se e reja ka fluturuar për në Tajvan më datë 18 prill pasi kishte siguruar një kontratë punë atje. Rasti i saj është raportuar më vonë nga autoritetet e Tajvanit duke u listuar si një ndër 5 rastet kur koronavirusi është importuar nga jashtë.

Për fat të mirë, e reja është në gjendje shëndetësore të stabilizuar dhe nën kujdesin e mjekëve.

- Advertisement -

TE FUNDIT