12.5 C
Tirana

Si do të udhëtojnë shqiptarët jashtë kufirit përgjatë verës, Eugena Tomini jep më në fund përgjigjen që po prisnim

VENDI

Zv.Ministra e Shëndetësisë, Eugena Tomini na ka zbuluar më në fund si do të jetë udhëtimi jasht kufirit shqiptar përgjatë verës.

Ajo u shpreh se për vendet europiane nëse nuk do të njohin vaksinat ruse dhe kineze, udhëtimi do të bëhet me tampon për udhëtarët shqiptarë.

Përveç pasaportës së vaksinimit do të mund të jetë i pranueshëm edhe tamponi 48-72 orë.

“Përveç aplikimit me pasaportën e vaksinimit është edhe tamponi 48-72 orë. Kështu që popullata shqiptare nga kryerja e njërës apo tjetrës vaksinë nuk do të privohet nëse kemi disa alternativa siç është pasaporta e vaksinimit me vaksinat e BE apo kryerja e një tamponi”, u shpreh Tomini për Tv Klan.

Madje edhe personat që e kanë kaluar virusin nuk do të udhëtojnë pa një dokument që e vërteton këtë gjë, pasi barkodet që njihen në kufi janë të vendosura vetëm tek certifikata e vaksinimit si edhe tek rezultati i tamponit.

- Advertisement -

TE FUNDIT