16.5 C
Tirana

Shumë cool për verën! Si ju duket Enca me look-un e ri?

VENDI

Megjithëse në shumicën e rasteve e kemi parë me flokë të gjatë e të drejtë, Enca Haxhia ka vendosur të luajë së fundmi me look-un e saj. Ajo ka futur disa fije rozë në flokët e saj dhe e ka mbushur kokën me gërsheta, të cilat duken shumë cool për këtë verë! Këngëtarja ka ndarë pamjet në Instagram dhe look-u i saj është pëlqyer nga fansat, të cilët sigurisht i kanë drejtuar mijëra komplimente.

Gërshetat me ngjyra do të jenë një ndër modelet më “in” të flokëve gjatë kësaj here, ndaj përgatituni t’ia shihni shpesh personazheve shqiptarë. Nuk e dimë nëse look-u i Encës do të jetë realizuar për ndonjë videoklip të ri, apo thjesht për kënaqësinë e saj.

Pas karantinës, këngëtarja po punon fort për projekte të reja muzikore, ndërsa shumë shpejt do të sjellë një bashkëpunim me Don Xhonin. Gjithashtu, pak ditë më parë ajo publikoi këngën “Ku mete”, e cila është pëlqyer goxha nga publiku dhe deri tani ka arritur 1 milion klikime në Youtube.

- Advertisement -

TE FUNDIT