Ismet Bogujevci, këngëtari i njohur i muzikës popullore ka ndërruar jetë ditën e sotme.
Këtë lajm e bëri të ditur i biri i tij nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
Më tej ai ka njoftuar se për detaje të vàrrimit familja do të njoftojë në vijim. Ndërron jetë këngëtari i njohur shqiptar – Ismet Bugojevci
“Ju njoftojmë gjithë familjes dhe miqësisë se sot më 13 maj ndërròi jetë më i shtrenjti ynë, kaluam shumë sfida bashkë babë pusho në paqe me tingujt e muzikës tënde që kurrë nuk do të shuhen. Për vàrrimin iu njoftojmë në vijim”, ka shkruar Rigon Bogujevci në postimin e publikuar në Facebook.
Ismeti ishte solisti ndër dekada i Ansamblit Kombëtar ‘Shota’ dhe i shumë shoqërive që kanë lénë nam në Kosovë dhe trojet shqiptare.
Ai ka interpretuar një mori këngësh të famshme e ka pasur edhe shumë bashkëpunime.