16.5 C
Tirana

Shtëpia e “BBVA” ‘pushtohet’ nga dronat per LUIZIN,cfare shkruhej ne dronat qe “frikësuan” keq OLTEN…

VENDI

Ai është shndërruar në një nga personazhet më të pëlqyer në publik, për sa i përket lojës në Big Brother VIP Albania. Bëhet fjalë për këngëtarin shkodran, Luiz Ejlli, i cili tashmë ka fituar zemrat e të gjithëve. Artisti deri më tani është befasuar me dronë të shumtë nga miqtë dhe ata që e përcjellin vazhdimisht.

 

Ditën e sotme, banori i BBVA është surprizuar sërish me një dron që sillej nëpër shtëpinë e famshme të Shqipërisë.

 

“Luiz shqiptarët të kanë zemër”, shkruhej në dron bashkangjitur një fotografi të tij dhe tashmë të dashurës së tij, Kiara Titos.

 

Kujtojmë që Kiara, Luizi dhe Bledi janë në nominim, ky gjest nga fansat e çiftit e ka ‘trembur’ Bledin. Luizi ka thyer tashmë çdo rekord në rrjete sociale dhe ka kaluar miliardin e parë në internet.

 

Veç kësaj, fansat për të e kanë shprehur dashurinë në mënyra të ndryshme e madje edhe me tatuazhe.

- Advertisement -

TE FUNDIT