3.5 C
Tirana

Shqipëria dhuroi 1 milionë euro për rimëkëmbjen nga lufta, cila ishte ndihma e Ukrainës për tërmetin e 26 Nëntorit?

VENDI

Shqipëria ka dhuruar 1 milionë euro për Ukrainën në Konferencën e Donatorëve që u mbajt ditën e sotme në Varshavë të Polonisë, ndërkohë që në total u mblodhën 6.5 miliardë dollarë.

 

Në konferencë ishte i pranishëm kryeministri Edi Rama, i cili bëri të ditur donacionin për Ukrainën, duke thënë se shpreson që lufta të mbarojë sa më parë.

 

Por një konferencë e tillë u mbajt edhe në 17 shkurt 2020, për të ndihmuar rindërtimin e Shqipërisë pas tërmetit të 26 Nëntorit 2019, ku humbën jetën 51 qytetarë dhe u shkatërruan mijëra banesa. Në atë konferencë u mblodhën 1.15 miliardë euro, ku pjesa më e madhe ishin në formë huaje, ndërkohë që rreth 350 milionë euro ishin grante.

 

Por ndryshe nga Shqipëria, që dhuroi 1 milionë euro, Ukraina nuk dha asnjë ndihmë për vendin tonë për rindërtimin nga tërmeti. Në listën që u publikua pas përfundimit të Konferencës, Ukraina mungonte, ndërkohë që në ndihmë vendit tonë i erdhën edhe shtete më të vogla dhe me më pak mundësi ekonomike.

- Advertisement -

TE FUNDIT