10.5 C
Tirana

Shoferi i pashpirt durrsak fut delen në bagazh, kafsha e gjorë gati duke qarë me kokë të varur

VENDI

Në përgjithësi Shqipëria konsiderohet si vendi i çudirave. Nëse diku tjetër në botë kafshët duhen ndonjëherë njëlloj sa njerëzit, në vendin tonë shpesh ka një mospërfillje totale deri në dramë për kafshët.

Nuk kanë qenë të pakta rastet kur ju kemi paraqitur momente kur kafshët janë transportuar në mënyra aspak të përshtatshme, madje shpesh edhe të lidhura me litar pas ndonjë makine që ecën dhe i tërheq nga pas.

Por në rastin e sotëm do t’ju tregojmë disa pamje vërtetë dramatike. Një automjet me targa të Durrësit është fotografuar nga qytetarët në hyrje të Sarandës ku nga bagazhi i mjetit dilte e varur për poshtë koka e një deleje. Nëse shikoni fytyrën e kafshës duket mjaft e mërzitur, ndoshta gati duke qarë, e vetëdijshme tashmë për fatin e saj.

 

- Advertisement -

TE FUNDIT