14.5 C
Tirana

Shkoi t’i takonte/ Mjekët dhe infermierët ‘bëjnë për një lek’ kryeministren, i kthejnë shpinën

VENDI

Mjekët dhe infermierët në Belgjikë kanë turpëruar kryeministren e vendit, teksa i kthyen shpinën asaj gjatë një proteste në lidhje me keqmenaxhimin e krizës e koronavirusit nga autoritetet.

 

Siç shihet dhe në videon e bërë virale në rrjet, kryeministrja Sophie Wilmes u prit ftohtë nga mjekët dhe infermierët, pasi bëri një vizitë jozyrtare në Spitalin Saint-Pierre në Marrollen, Bruksel, të shtunën.

 

Infermierët dhe mjekët i kthyen shpinën kryeministres, e cila mbërriti aty nga një Mercedes Benz luksoz.
Personeli mjekësor është revoltuar pas një dekreti mbretëror, të përgatitur nga ministrja i Shëndetësisë, Maggie De Block, që i lejoi personelit të pa trajnuar të punonte në spital.

Ata kanë akuzuar politikanët se u kanë kthyer shpinën, dhe e kanë komentuar gjestin e tyre të fuqishëm si kthim me të njëjtën monedhë.

Sipas mediave të huaja, ata kanë thënë:
Politikanët na kthyen shpinën, tani është rradha jonë që t’ua kthejmë me të njëjtën mënyrë.

Në videon e protestës infermierët dhe mjekët shihen duke u rreshtuar në të dy anët e spitalit, duke i kthyer shpinës kryeministes, sapo makina e saj mbërrin në institucionin publik shëndetësor.

Wilmes, e rrethuar nga forcat e sigurisë, shihet duke dalë nga makina dhe duke u futur me shpejtësi në spital pa folur e pa i përshëndetur mjekët e infermierët që kishin zgjedhur këtë formë të veçantë të shprehjes së indinjatës së tyre ndaj saj.

Protesta e heshtur ishte si përgjigje kundër menaxhimit të situatës së Covid-19 nga kryeministrja belge dhe prezantimit të dekretit që i lejonte të punonin mjekë të pa trajnuar në spitale.

 

Në fillim të këtij muaji, Unioni i Përgjithshëm i Infermierëve të Belgjikës e quajti dekretin si “një shuplakë të vërtetë në fytyrë”, pasi sugjeroi se infermierët nuk ishin shumë të trajnuar dhe kishin mungesë aftësish në menaxhimin e situatës.

Mjekë dhe infermierë nga 12 spitale në vend i kanë kërkuar qeverisë që dekreti të shfuqizohet.
Mediat belge raportuan se Wilnes shkoi të takohej me mjekët për të zbutur tensionet e krijuara pas dekretit.

Deri më tani, Belgjika ka raportuar mbi 9 mijë vde kje nga koronavirusi dhe mbi 55 mijë raste të konfirmuara që prej shpërthimit të epidemisë.
Belgjika pritet të rihap shkollat, tregjet dhe aktivitetet e tjera kulturore këtë javë pasi dy muajsh në izolim.

- Advertisement -

TE FUNDIT