22.5 C
Tirana

Shkoi për vizitë te dajat/ 17-vjeçari shqiptar vdes në spital, tragjike ajo që ndodhi

VENDI

Një i ri ka humbur jetën në fshatin Divlakë të Lipjanit në Kosovë. Viktima, i cili thuhet se ishte diku rreth 17 vjeç, ishte dërguar pa shenja jete në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran, ku edhe mjeku kujdestar ka konfirmuar ndarjen nga jeta të adoleshentit.

 

Sipas mjekut përgjegjës, Dr. Feriz Bytyqi, viktimës nuk i është vërejtur ndonjë shenjë dh une dhe se për të konfirmuar se si ka ardhur deri te ndarja nga jeta në mënyrë të beftë është duke u marrë Instituti i Mjekësisë Ligjore.

 

“Sipas familjarëve i ndjeri ka qenë te dajat, duke i ndihmuar me disa punë dhe në momentin që është ulur të pushojë, i është keqësuar gjendja dhe është alivanosur.Rreth orës 14:40 viktima është sjellë pa shenja jete në qendrën tonë.

 

Shkaku nuk dihet por dyshohet të ketë qenë ndonjë arrest kardiak apo edhe goditje në tru por konstatim merret Instituti i Mjekësisë Ligjore”, ka thënë Bytyqi për Klankosova.tv.

 

Sipas një burimi të afërt të familjes, 17-vjecari nuk ka shfaqur më parë shenja që tregonin se vuante nga dicka ndaj dhe ata kanë mbetur pa fjalë nga ngjarja e sotme.Dhimbja është e madhe dhe komentet ngushëlluese në rrjetet sociale janë të shumta. Një ngjarje vërtet e dhimbshme. Ngushëllimë familjes.

- Advertisement -

TE FUNDIT