Ka nisur të luajë piano që kur ka qenë 6 vjeç dhe sot,
në moshën 15 vjeçare është përzgjedhur në pesë më të mirët në konkursin ndërkombëtar “ëorld Vision Music Contest”, i cili është mbajtur në Viena të Austrisë. Odesa Meti ishte e ftuar në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” ku ndau detaje nga konkursi.
15 vjeçarja, e cila studion në shkollën “Prenk Jakova” në Shkodër, i duhen dhe votat e publikur për të triumfuar. “Studimet i kam filluar në moshën 6 vjeçare. Kam lindur në Australi por jemi kthyer në Shqipëri kur kam qenë rreth 1 vjeç”. Raporti i votave është 1 me 5, ndërsa jurisë 4 me 5.
Votat tuaja do të duhen për suport gjatë këtyre fazave dhe shpresoj që të bëhen. Në fazën e parë konkurrova me Glinka “The Lark”, në fazën e dytë me një sonatë të Bethoven dhe Rachmaninoff, në fazën e tretë me “Moonlight sonata” dhe në fazën e katërt ishte koncerti i Rachmaninoff i dyti që u shoqërua nga orkestra.“, tha ajo.