7.5 C
Tirana

Shkodër, zjarr në katin e pestë të një pallati, ndërron jetë një person.

VENDI

Një hyrje pallati është përfshirë nga flakët mesditën e kësaj të diele në Zdrale të qytetit të Shkodrës. Shkak ka qenë shpërthimi i një bombole gazi ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Viktima është identifikuar si Ismet Abdurramani 70 vjeç. Në vendngjarje kanë mbërritur tre mjete zjarrfikëse për të shuar flakët të cilat janë të përmasave të mëdha.

Fatmirësisht falë forcave të zjarrfikësve zjarri është vënë në kontroll duke mos lejuar përhapjen e flakëve në apartamentet e tjera të këtij pallati në Shkodër.

- Advertisement -

TE FUNDIT