10 C
Tirana

SHKODËR, SURPRIZA NE LISTËN E KANDIDATEVE PËR DEPUTET TË PS

VENDI

Eshte zbardhur lista e kandidateve per deputet te Partise Socialiste te qarkut Shkoder. Nga selia e PS kreu i grupit parlamentar te PS Taulant Balla ka bere te ditur listen e kandidateve per deputet. Kjo liste ka surpriza sepse perveç Edona Bilalit qe u be e ditur pak me heret nga kryeministri Rama i dyti eshte deputeti aktual Paulin Sterkaj. U treti drejtori i KESH Benet Beci, i katerti drejtuesi politik Ilir Beqaj dhe i pesti nje emer i ri Frrok Gjini qe vjen surprize ndersa pritej Luan Harusha por ky i fundit nuk do jete me ne listen e kandidateve per deputet te PS ne qarkun Shkoder.

E gjashta eshte Lela Berdica per te vijuar me Pal Leren, Kristjan Shkrelun, Jona Leqejzen qe doli nga platforma “Deputeti qe Duam” dhe dy te fundit jane Alda Mema dhe Kabir Fishta, ky i fundit djali i ish deputetit Seit Fishta. Nderkohe ne liste perveç Luan Harushes nga deputetet aktual mungojne edhe Ditmir Bushati qe ka qene kryesues i listes dhe Senida Mesi e cila arriti te jete edhe zevendeskryeministre por tashme mbetu jashte listave. Ja lista me emrat e plote te kandidateve per PS per qarkun Shkoder:

1. Edona Bilali
2. Paulin Sterkaj
3. Benet Beci
4. Ilir Beqja
5. Frrok Gjini
6. Lela Berdica
7. Pal Lera
8. Kristian Shkreli
9. Jona Leqejza
10. Alda Mema
11. Kabir fishta

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT