14 C
Tirana

Shkodër, Presidenti Meta i shkon në shtëpi protestuesit 90 vjeçar për ta falenderuar.

VENDI

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një vizitë në Postribë të Shkodrës në shtëpinë e një 90 vjeçari për ta falendruar se në atë moshë ai iu përgjigj thirrjes për të mbrojtur atdheun.

Vizita u krye në shtëpinë e Smajl Plangaj i cili thirrjes së presidenti Meta për tubimin e 2 marsit iu përgjigj se e kam për detyrë ta dua Atdheun dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar.

Në falenderimin e veçantë drejtuar të moshuarit Meta thekson se qeveria do të ketë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveria. Ishte kënaqësi të vizitoja sot në shtëpinë e tij në Postribë zotin Smajl Plangaj.

Edhe pse po shkon drejt të 90 viteve ai iu përgjigj thirrjes së Presidentit në 2 mars për Besëlidhjen për Kushtetutën dhe Demokracinë.

E kam për detyrë ta dua Atdheun më tha dhe nuk do presim derisa ta shkatërrojnë krejt që të ngrihemi për ta shpëtuar. Mirënjohje zotit Smajl Postribës Shkodrës dhe mbarë shqiptarëve.

Të cilët nisën pranverën kuqezi më 2 mars për të mos u ndalur deri në rivendosjen e plotë të rendit kushtetues dhe llogaridhënës. Pa diskutim qeveria do të ketë frikë nga populli dhe jo populli nga qeveria shkruan Meta.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT