16.5 C
Tirana

SHKODËR, KONFIRMOHEN 13 RASTE TË REJA ME COVID-19

VENDI

Këtë të hënë është shënuar numri më i lartë i të infketuarve në qytetin e Shkodrës.

Nga 32 mostrat e marra një ditë më parë, 13 prej tyre kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Një është shënuar në lagjen ‘Xhabije’ të Shkodrës në një familje ku më herët kishte rezultuar i prekur një familjar. 6 të infektuar janë konfirmuar në spitalin Shkodër, dhe 2 raste të reja janë në Shirokë duke shënuar krijimin e një varte të re. 3 rastet e tjera janë kontakte të personave të infektuar më herët.

Rastet e infektuara në spitalin rajonal të Shkodrës janë të 4 pacientëve dhe 2 infermierëve në repartin infektiv duke bwrw qw situata edhe ne spitalin e Shkodres tashme te jete serioze. Dyshohet se infermieret janë infektuar për shkak të kontaktit me persona të prekur më herët nga virusi COVID-19. 4 pacientë dhe 2 infermierë të repartit infektiv në Spitalin Rajonal të Shkodrës.

Pas Tiranës, Shkodra renditet e dyta për nga numri I personave të infektuar me Koronavirus në të gjithë vendin. Në total, në Shkodër numri I personave të infektuar është 70, në Pukë janë 5 persona të infektuar, në Vau Dejës 6 persona të infektuar ndërsa në Malësinë e Madhe nuk janë konfirmuar persona të infektuar nga virusi, duke bërë që ky rajon të mbetet një nga zonat akoma të paprekura nga koronavirusi.

- Advertisement -

TE FUNDIT