7.5 C
Tirana

SHKODER: GRABISIN ME DHUNË 15 VJEÇARIN, ARRESTOHEN 3 TË MITURIT

VENDI

Shkodër
Godasin dhe vjedhin me dhunë një shtetas, arrestohen në kohë rekord nga Policia
Më datë 16.03.2018, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër.
Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër
Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër
Arrestimi i tyre u bë pasi në afërsi të një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi”, kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetasit
V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”,
parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

- Advertisement -

TE FUNDIT