13.5 C
Tirana

SHKODËR, ASNJË RAST I RI ME COVID-19, 17 TË INFEKTUAR

VENDI

Nga 13 tamponët e marra një ditë më parë në qytetin e Shkodrës, asnjë prej tyre nuk ka rezultuar pozitiv me COVID-19. Kështu, numri I të prekurve nga koronavirusi mbetet 115 persona, ndër të cilët 17 janë të infektuar aktivë. Sipas Minitrisë së Shëndetësisë, nga të infektuarit aktivë, 3 pacientë janë të shtruar në spital, ku njëri është në terapi intensive ndërsa 14 të infektuarit e tjerë si shkak I gjendjes së mirë shëndetësore vazhdojnë të qëndrojnë të izoluar në banesa.

 

Të infektuarit e vetëizoluar ndiqen vazhdimisht nga mjekët e familjes, për çdo problem shëndetësor që mund të shfaqin. Nga ana tjetër, konfirmohen 101 persona të shëruar nga virusi COVID-19, një shifër mjaft e lartë, përmes së cilës reflektohet situata drejt përmirësimit në qytetin e Shkodrës.

 

Specialistët e Drejtorisë së Shëndetit Publik dhe Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor testojnë çdo rast kontakt të personave të infektuar. Deri më tani, më shumë se 1000 qytetarë kanë bërë tamponin për të kuptuar nëse janë apo jo të prekur nga ky virus. Ndërkohë, institucionet në Shkodër vazhdojnë punën për menaxhimin e situatës së krijuar nga përhapja e virusit COVID-19.

 

Nga pika kufitare tokësore e Hanit të Hotit, që prej datës 4 maj kanë hyrë 21 shtetas shqiptarë të cilët kryesisht janë banues në qytetin e Shkodrës dhe do të vetëkarantinohen ditët e ardhshme në bazë të urdhërit të përbashkët për vetëkarantimin e shtetasve shqiptarë.

- Advertisement -

TE FUNDIT