8.5 C
Tirana

SHKODËR, ADEMI: I BASHKOHEM KRITIKAVE PËR KONTINIERIN

VENDI

Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi pas një reagimi në rrjetet dhe mediat sociale ka sqaruar se kontinieri ose kutia siç e quan ajo në pedonalen “Kolë Idromeno” e cila është kthyer në objekt diskutimi është menduar të vendoset për promovimin e artizanatit në mënyrë që aty të tregtohen produkte territoriale të Shkodrës.

 

Arsyeja përse u vendos në pedonalen “Kolë Idromeno” sipas kryebashkiakes është sepse gjithrsyeja përse u vendos në pedonalen “Kolë Idromeno” sipas kryebashkiakes është sepse gjithçka nis nga qendra ndërsa sqaron se ai kontinier nuk do qëndrojë gjithë kohën aty sepse do lëviz.

Një përgjigje i dha edhe monumenteve të kulturës ndërsa kryebashkiakja tha se në rastet e promovimit të qytetit është largmendsh t’i merret leje qeverisë.

 

Në fund të këtij diskutimi me gazetarët kryetarja e bashkisë iu bashkua kritikave për vendosjen e kontinierit në pedonale duke i marrë frymën asaj zone muzeale ndërsa u shpreh se ky shqetësim i qytetarëve do të pasohet nga ana e saj me një takim të gjërë konsultues duke mos përjashtuar mundësinë për ta hequr kutinë nga qendra e qytetit.

 

Që në momentin e vendosjes së kësaj kutie pati reagime të shumta nga qytetarë që nuk ishin dakord dhe ky reagim mund të bëjë që bashkia Shkodër të reflektojë dhe ta zhvendos në një vend tjetër kontinierin.

- Advertisement -
- Advertisement -

TE FUNDIT